-
Si të aplikoj?
Aplikimi për Lizing financiar mund të bëhet përmes tri kanaleve kryesore:
• Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : virtuslending.com;
• Duke vizituar një prej degëve të Virtus Lending; dhe
• Përmes Auto Salloneve partnere me Virtus Lending LLC
Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e zgjedhur. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë për lizing në degën tone me te afërt. Pas regjistrimit të automjetit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, ju mund të filloni ta vozisni veturën tuaj të zgjedhur. -
Cila është periudha maksimale e pagesës?
Afati maksimal për shlyerjen e shumës së financuar përmes lizingut është prej 12 deri 84 muaj.
-
Si paguhen këset?
Këstet mujore të kontratave të lizingut do të paguhen përmes partnerëve të Virtus Lending LLC në të gjithë Kosovën.
- Degët e Bankës Private për Biznes
Numri llogarisë: 1300-001002-6786-12
Virtus Lending LLC- Degët e Vllesapagesa
Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending LLC do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës. -
A ka mundësi për shlyerje të parakohshme të kontratës së lizingut financiar?
Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores së publikuar në web-faqe.
-
Si mund të blej një veturë me këste?
Zgjidhni veturën që dëshironi nga ofertat e veturave ne te gjitha auto sallonet partnere me Virtus Lending LLC .
Aplikoni vetëm me ID:
• Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : virtuslending.com;
• Duke vizituar një prej degëve te Virtus Lending; dhe
• Përmes Auto Salloneve partnere me Virtus Lending LLC
Ne vlerësojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e përzgjedhur. Pas aprovimit te kërkesës suaj për lizing financiar, Departamenti i Shërbimin për Klient do t’ju ftoj të nënshkruani kontratën e lizingut ne një prej degëve tona me te afërta prej vendbanimit tuaj. Pas transferimit të pronësisë dhe regjistrimit te veturës, ju do të merrni automjetin. -
A do të kërkojë Virtus Lending LLC të sigurojë një dokument të ardhurave tuaja?
Virtus Lending LLC do te beje verifikimin e te ardhurave tuaj ne minimum për tre muajt e fundit.
-
Çfarë siguracioni më duhet nëse marr një veturë?
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.
-
Si vlerësohet një veturë?
Për të vlerësuar një veturë, Virtus Lending LLC përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion veturash në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave te shitura ne Kosove. Ne disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.
-
A duhet automjeti të ketë kaluar një inspektim teknik?
Kontrollimi teknik i veturës është kërkesë ligjore gjatë regjistrimit të veturës në Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.
-
A ka ndonjë kufizim në aplikimin dhe aprovimin?
Për të marrë aprovimin, Virtus Lending LLC do te vlerësoj historinë e pagesave ne Regjistrin e Kredive te Kosoves. Për këtë qëllim, ju duhet të na jepni informacion të plotë dhe të saktë.
-
Në çfarë moshe mund të aplikoj për financim të veturave?
Ju mund të aplikoni për lizing financiar prej 21 deri 65 vjeç.
-
Kur e kthej pronësinë e automjetit?
Pas pagesës së këstit te fundit te kontratës se lizingut financiar, Virtus Lending LLC do t'ju kontaktojë për të transferuar pronësinë e automjetit në emrin tuaj.
-
A mund të lëviz me veturën jashtë vendit?
Virtus Lending LLC do te ofroj autorizim për vozitje te veturës jashtë Kosovës sipas kërkesës se klientit.
-
Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj me kohë?
Nëse nuk mund te bëni pagesat me rregull sipas planit te pagesave te kontratës se lizingut te nënshkruar , atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri te pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.
-
Cilat janë kriteret për të aplikuar për kredi të shpejtë?
Kriteret për të marrë një kredi të shpejtë janë:
• Të jeni banorë i Republikes së Kosovës
• Të keni dokument identifikimi valid
• Mosha mbi 21 vjeç -
Si mund të aplikoj për kredi të shpejtë?
Aplikimi për kredi të shpejtë bëhet onlinë duke klikuar www.virtuslending.com/kredi-e-shpejte. Fillimisht ju duhet të hapni dhe verifikoni llogarinë tuaj në mënyrë që të keni mundësi të aplikoni për kredi.
-
Për çfarë shume të kredisë së shpejtë mund të aplikoj?
Kredia e shpejtë ofrohet për shumat nga 250€ deri në 2,000€.
-
Mosha e lejuar për aplikim për kredi të shpejtë?
Të gjithë shtetasit e Republikes së Kosovës nga mosha 21 deri 65 vjeç mund të aplikojnë për Kredi të shpejtë.
-
Deri në sa këste mund ta paguaj kredinë e shpejtë?
Kredia e shpejtë mund të paguhet nga 1 deri në 12 muaj/këste.
-
Ku mund ti tëheqë paratë e kredisë së shpejtë?
Pas aprovimit të kredisë tuaj, paratë mund ti tërheqni në cilën do pikë të Vllesa-pagesa kudo në Kosovë.
-
Ku mund të paguaj kësin e kredisë së shpejtë?
Këstin mujor mund ta paguani në degët e partnerëve të Virtus Lending LLC duke prezantuar numrin e kontratës që fillon me “AG...” :
• Në të gjitha degët e Vllesapagesa ose
• BpB (Banka për Biznes) në numrin e llogarisë: 1300-001002-6786-12
Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending LLC do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës së këstit. -
Dokumentet e nevojshme për aplikim për kredi të shpejtë?
Për të aplikuar për Kredi të shpejtë duhet të keni dokument identifikimi valid dhe një dëshmi të vendbanimit tuaj (faturë komunale, faturë KES|CO etj.)
-
A mund të parapaguaj kredinë e shpejtë?
Kredia e shpejtë mund të parapaguhet sipas kushteve të kontratës për Kredinë e shpejtë.
-
Sa kredi të shpejta aktive mund ti kem?
Fillimisht klienti mund të ketë vetëm një (1) Kredi të shpejtë aktive.
-
Sa shpejtë mund të aprovohet kredia e shpejtë?
Kredia e shpejtë mund të aprovohet brenda pak minitave pas hapjes dhe verifikimit të llogarisë.
-
Informata shtesë rreth kredis së shpejtë?
Për më shumë informta, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve në 080066677
Orari zyrtar i Virtus Lending është e Hënë e Premte nga ora 09-17 -
Dokumentet e nevojshme për hapje të llogarisë:
Për hapje të llogarisë dhe aplikim për kredi të shpejtë duhet:
1. Një foto e letërnjoftimit (para)
2. Nje foto e letërnjoftimit (prapa)
3. Një Selfie me letërnjoftim (para)
4. Një Foto e faturës komunale për verifikim të adresës
Udhëzim për foton “Selfie” për verifikim të identitetit:
- Fotografia duhet të jetë e qartë dhe e pastër (jo foto në errësirë)
- Duhet të dallohet qartë personi dhe dokumenti i identifikimit
- ID duhet të mbahet nga vetë klienti
- ID duhet të mbahet në pjesën e përparme, të krahasohen tiparet e fytyrës së klientit me ID, të mos mbulohet pamja e fytyrës, pa kapela dhe syze dielli.
- ID nuk duhet të mbulojë fytyrën e klientit, fytyra e plotë nga supet lart, sytë e hapur dhe shikimi nga kamera.
- Hapësira prapavijë preferohet të jetë e bardhë, të mos ketë objekte të panevojshme në foto -
Çfarë është financimi me garancion veturën?
Virtus Lending mundëson financim deri në 15,000 Euro. Merrni deri në 85% të vlerës së veturës tuaj duke lënë veturën si garancion ndërkohë vazhdoni ta vozisni si më parë.
-
Deri në çfarë vlere mundë të aplikoj?
Në varësi të markës së veturës, modelit dhe vitit të prodhimit, Virtus Lending ofron kredi cash deri në 80% të vlerës së veturës suaj.
-
Si paguhen këstet?
Këstet mujore të kontratave të kredisë mund të paguhen përmes partnereve të Virtus Lending në të gjithë Kosovën.
- Degët e Bankës Private për Biznes dhe
- Degët e Vllesa Pagesa
Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës. -
A ekziston mundësi për shlyerje të parakohshme?
Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores së publikuar në web-faqe.
-
Si të aplikoj për kredi me garanci veturën?
Aplikimi për kredi me garanci veturën mund të bëhet përmes dy kanaleve kryesore:
• Online përmes web-faqes tonë zyrtare : virtuslending.com
• Duke vizituar një prej degëve të Virtus Lending
Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën tuaj. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë në degën tonë më të afërt. -
Çfarë dokumentacioni kërkohet për aplikim për kredi me garanci veturën?
Për të aplikuar për një kredi me garanci veturën ju nevojitet një ID e vlefshme dhe dokumentacioni i veturës.
-
Çka është kredia e shpejtë?
Kredi e shpejtë është një shërbim i ri që e ofron Virtus Lending për qytetarët e Kosovës! Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës nga mosha 21 deri në 65 vjeç. Aplikimi bëhet online dhe pas aprovimit të kredisë tuaj ju mund t’i tërheqni parat tuaj në cilën do pikë të Vllesapagesa në Kosovë.
-
Si bëhet vlerësimi i një veture?
Për të vlerësuar një veturë, Virtus Lending përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion vetura në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave të shitura në Kosove. Në disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.
-
A duhet vetura të ketë sigurim KASKO?
Sigurimi KASKO nuk është i obligueshëm! Vetëm sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.
-
A duhet vetura të ketë kaluar kontrollimin teknik?
Kontrollimi teknik i veturës është kërkese ligjore gjatë regjistrimit të veturës në Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.
-
Kur lirohet nga pengu vetura?
Pas pagesës së këstit të fundit të kontratës së kredisë, Virtus Lending do të liroj veturën nga regjistri i pengut të Kosovës.
-
Çfarë ndodh në rast aksident apo vjedhje të veturës?
Në rast aksidenti ose vjedhje menjëherë njoftoj autoritetet përkatëse, kompaninë tuaj të sigurimit dhe Virtus Lending LLC.
-
A mund të dalë vetura jashtë vendit?
Po, ju mund të vozitni veturën tuaj pa nodonjë kufizim brenda dhe jasht vendit.
-
Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj këstin e kredisë me kohë?
Nëse nuk mund të bëni pagesat me rregull sipas planit të pagesave të kontratës së kredisë, atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri të pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.