Pyetjet e bëra më shpesh

  • Si të aplikoj?

    Aplikimi për Lizing financiar mund të bëhet përmes tri kanaleve kryesore:

    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : virtuslending.com;
    • Duke vizituar një prej degëve të Virtus Lending; dhe
    • Përmes Auto Salloneve partnere me Virtus Lending LLC


    Aplikimi bëhet duke plotësuar formën e aplikimit (emrin, mbiemrin & numrin tuaj të telefonit). Ne shqyrtojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e zgjedhur. Pas aprovimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë për lizing në degën tone me te afërt. Pas regjistrimit të automjetit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, ju mund të filloni ta vozisni veturën tuaj të zgjedhur.

  • Cila është periudha maksimale e pagesës?

    Afati maksimal për shlyerjen e shumës së financuar përmes lizingut është prej 12 deri 84 muaj.

  • Si paguhen këset?

    Këstet mujore të kontratave të lizingut do të paguhen përmes partnerëve të Virtus Lending LLC në të gjithë Kosovën.

    • Degët e Bankës Private për Biznes

    Numri llogarisë: 1300-001002-6786-12
    Virtus Lending LLC

    • Degët e Vllesapagesa


    Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending LLC do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës.

  • A ka mundësi për shlyerje të parakohshme të kontratës së lizingut financiar?

    Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores së publikuar në web-faqe.

  • Si mund të blej një veturë me këste?

    Zgjidhni veturën që dëshironi nga ofertat e veturave ne te gjitha auto sallonet partnere me Virtus Lending LLC .
    Aplikoni vetëm me ID:

    • Online përmes ueb-faqes tone zyrtare : virtuslending.com;
    • Duke vizituar një prej degëve te Virtus Lending; dhe
    • Përmes Auto Salloneve partnere me Virtus Lending LLC

    Ne vlerësojmë kërkesën tuaj për financim brenda 15 minutave dhe vlerësojmë veturën e përzgjedhur. Pas aprovimit te kërkesës suaj për lizing financiar, Departamenti i Shërbimin për Klient do t’ju ftoj të nënshkruani kontratën e lizingut ne një prej degëve tona me te afërta prej vendbanimit tuaj. Pas transferimit të pronësisë dhe regjistrimit te veturës, ju do të merrni automjetin.

  • A do të kërkojë Virtus Lending LLC të sigurojë një dokument të ardhurave tuaja?

    Virtus Lending LLC do te beje verifikimin e te ardhurave tuaj ne minimum për tre muajt e fundit.

  • Çfarë siguracioni më duhet nëse marr një veturë?

    Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.

  • Si vlerësohet një veturë?

    Për të vlerësuar një veturë, Virtus Lending LLC përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion veturash në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave te shitura ne Kosove. Ne disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.

  • A duhet automjeti të ketë kaluar një inspektim teknik?

    Kontrollimi teknik i veturës është kërkesë ligjore gjatë regjistrimit të veturës në Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.

  • A ka ndonjë kufizim në aplikimin dhe aprovimin?

    Për të marrë aprovimin, Virtus Lending LLC do te vlerësoj historinë e pagesave ne Regjistrin e Kredive te Kosoves. Për këtë qëllim, ju duhet të na jepni informacion të plotë dhe të saktë.

  • Në çfarë moshe mund të aplikoj për financim të veturave?

    Ju mund të aplikoni për lizing financiar prej 21 deri 65 vjeç.

  • Kur e kthej pronësinë e automjetit?

    Pas pagesës së këstit te fundit te kontratës se lizingut financiar, Virtus Lending LLC do t'ju kontaktojë për të transferuar pronësinë e automjetit në emrin tuaj.

  • A mund të lëviz me veturën jashtë vendit?

    Virtus Lending LLC do te ofroj autorizim për vozitje te veturës jashtë Kosovës sipas kërkesës se klientit.

  • Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj me kohë?

    Nëse nuk mund te bëni pagesat me rregull sipas planit te pagesave te kontratës se lizingut te nënshkruar , atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri te pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.

Top