-
Si bëhet vlerësimi i një veture?
Për të vlerësuar një veturë, Virtus Lending përdore një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion vetura në të gjithë Evropën duke përfshire çmimet e veturave të shitura në Kosove. Në disa raste specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit profesional.
-
Çfarë është financimi me garancion veturën?
Virtus Lending mundëson financim deri në 15,000 Euro. Merrni deri në 85% të vlerës së veturës tuaj duke lënë veturën si garancion ndërkohë vazhdoni ta vozisni si më parë.
-
Si paguhen këstet?
Këstet mujore të kontratave të kredisë mund të paguhen përmes partnereve të Virtus Lending në të gjithë Kosovën.
- Degët e Bankës Private për Biznes dhe
- Degët e Vllesa Pagesa
Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës. -
A ekziston mundësi për shlyerje të parakohshme?
Po, sigurisht! Ju lutem referoju çmimores së publikuar në web-faqe.
-
Çfarë dokumentacioni kërkohet për aplikim për kredi me garanci veturën?
Për të aplikuar për një kredi me garanci veturën ju nevojitet një ID e vlefshme dhe dokumentacioni i veturës.
-
A duhet vetura të ketë sigurim KASKO?
Sigurimi KASKO nuk është i obligueshëm! Vetëm sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është i nevojshëm sipas kërkesave ligjore.
-
Kur lirohet nga pengu vetura?
Pas pagesës së këstit të fundit të kontratës së kredisë, Virtus Lending do të liroj veturën nga regjistri i pengut të Kosovës.
-
A mund të dalë vetura jashtë vendit?
Po, ju mund të vozitni veturën tuaj pa nodonjë kufizim brenda dhe jasht vendit.
-
Deri në çfarë vlere mundë të aplikoj?
Në varësi të markës së veturës, modelit dhe vitit të prodhimit, Virtus Lending ofron kredi cash deri në 80% të vlerës së veturës suaj.
-
A duhet vetura të ketë kaluar kontrollimin teknik?
Kontrollimi teknik i veturës është kërkese ligjore gjatë regjistrimit të veturës në Qendrën për Automjete në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës se Kosovës.
-
Çfarë ndodh në rast aksident apo vjedhje të veturës?
Në rast aksidenti ose vjedhje menjëherë njoftoj autoritetet përkatëse, kompaninë tuaj të sigurimit dhe Virtus Lending LLC.
-
Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj këstin e kredisë me kohë?
Nëse nuk mund të bëni pagesat me rregull sipas planit të pagesave të kontratës së kredisë, atëherë kontaktoni Departamentin e Shërbimit për Klient për t'ju ofruar një plan të ri të pagesave të përshtatur sipas nevojave tuaja.